
Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të mbetet aktiv, ndërsa terreni i thyer po vështirëson punën e ekipeve për shuarjen e flakëve.
Prej ditësh, forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë në zonë, por pamundësia për të arritur në të gjitha vatrat ka penguar shuarjen e plotë të zjarrit.
Era dhe bimësia, kryesisht pisha, po favorizojnë përhapjen e flakëve.
Në disa prej zonave të prekura, terreni nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse, duke kufizuar ndërhyrjen.
Përballë kësaj situate, banorët kërkojnë mbështetje nga ajri për të përshpejtuar shuarjen e vatrave dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Operacionet në terren vijojnë, ndërsa situata po monitorohet./Versus.al

