AKTUALITET /

EMRI/ Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari, i dënuar me mbi 21 vite burg në Itali

40-vjeçari, banues në kryeqytet, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari, i dënuar me

Ornado Çeta, i njohur edhe me mbiemrin Ceta, është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

40-vjeçari, banues në kryeqytet, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim.

Sipas Policisë së Shtetit, dënimi lidhet me veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga ky dënim, Çetës i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë./Versus.al

Poll