Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në Lumin e Lanës në Tiranë”.
Në raport u evidentuan një sërë problematikash të mjaftueshme për të ngritur një alarm për pasojat që sjell ndotja e lumit Lana.
Raporti thekson se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri, pas Gjanicës së Fierit.
Këtë e vërtetojnë dhe pamjet që CNA publikoi pak ditë më parë ku shihej qartë ndotja e lumit Lana nga derdhja e ujërave të zeza si dhe nga hedhja e mbetjeve urbane, inertet apo plehrat.
Sa i përket ndotjes, KLSH ngre alarmin duke treguar se Lana klasifikohet në klasën V, që do të thotë gjendjen e keqe.
Raporti thekson se niveli i lartë i ndotjes në Lumin Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik, ekosistemin dhe cilësinë e jetesës.
Më tej, sipas auditimit, në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 4 stacione monitorimi përgjatë lumit të Lanës, por AKM ka monitoruar në vijimësi vetëm 2 prej tyre, duke lënë pa monitoruar dy stacionet e tjera të përfshira në rrjetin e monitorimit.
Programi parashikon 21 tregues mjedisorë, përfshirë 16 tregues të gjendjes, 4 të ndikimit dhe 1 të trysnisë. Megjithatë, AKM ka monitoruar vetëm 10 tregues të gjendjes.
Një tjetër problematikë që ngrihej është se lumi Lana në Tiranë vijon të përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa ujërat e ndotura urbane vazhdojnë të shkarkohen drejtpërdrejt në të pa kaluar më parë në një proces trajtimi.
Ndër të tjera nënvizohet se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa efektive për përmirësimin e cilësisë së ujit në lumin Lana.
Për KLSH është një emergjencë kombëtare ndërtimi dhe funksionimi i një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi në Tiranë nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura.
Përballë këtyre fakteve që i evidenton vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thekon se niveli i ndotjes së lumit Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik dhe se Bashkia e Tiranës apo institucionet e tjera përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me trajtimin e ujërave të ndotura do të vendosim mashtrimet e të vetëquajturit zdroms i Tiranës, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Në vitet 2020-2024, Erion Veliaj në daljet e tij publike, para se të përfundonte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjes së sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës, se ishin mbjellur pemë apo dhe të tjera mashtrime publike siç ka thënë gjithmonë lali zdromsi.
“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi Rr. "Teodor Keko"”, deklaronte Veliaj.
Ndërkohë nga ana tjetër thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky “projekt” i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas.
“Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, thoshte Veliaj.

Më tej në një tjetër deklaratë tregonte ëndrrat me sy hapur se si korridori i gjelbër do të oksigjenonte qytetin por do të lehtësonte dhe trafikun.
“Ne kemi shtuar rrugë nga Materniteti i ri deri në Shkozë, që sjellin jo vetëm çlirim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës. Në të dyja anët e Lanës vlera e pronës është 3 apo 4-fishuar sepse investimet janë shtuar, është bërë më e lehtë për trafikun që vjen nga Fresku, Dajti, Shkoza, ndaj duam të vazhdojmë me këtë korridor të gjelbër. Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj.
Këto janë thjesht dhe vetëm mashtrime. Pasi jo vetëm oskigjenim dhe lehtësim të trafikut nuk ka, por në raportin e KLSH-së ngrihet alarmi për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet lumi Lana, i cili klasifikohet dhe në kategorinë 5 dhe konsiderohet si lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri.
Deklaratat e Veliajt janë thjesht dhe vetëm një propagandë e qelbur ashtu siç edhe aktualisht qelb lumi Lana. /CNA
Vatra e zjarrit në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të je...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar pas përmasave që ka m...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë. Pas r...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar sot...
CNA po përballet me kërcënime përmes gazetarëve në krye të...
Pas një akti kanosës të kryer mbrëmjen e së premtes në Kor...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 126-të kundër ...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një reagim lidhur me zjarre...
Një ngjarje alarmuese është shënuar në qytetin e Korçës, k...
Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi sot se emri i njohur për d...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...
Politikani dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn k...
Policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se është ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Flaming...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka drejtuar gishtin e akuzës...
Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka thyer heshtjen dhe ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë...
Zjarri masiv që prej ditësh shkrumboi sipërfaqe të tëra to...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se me sh...
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje ...
Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë të regjistr...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunë...
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin ...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...