Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve, pasi në të shfaqet një rrëqebull që afrohet me kujdes pranë një bufi statujë.
Pamjet e publikuara nga inxhinieri i pyjeve Fatmir Brazhda, tregojnë momentin kur rrëqebulli i shtyrë nga kurioziteti, “i ngul sytë” bufit statujë dhe e vëzhgon me kujdes.
Siç mund të shikohet dhe në videon e mëposhtme, kafsha i afrohet nga përpara, e vrojton me vëmendje dhe më pas lëviz për ta parë edhe nga pjesa e pasme, duke u përpjekur të kuptojë nëse objekti përballë saj është real apo jo.
Një moment i veçantë ky që nxjerr në pah një dëshmi të natyrës kureshtare të rrëqebullit, një grabitqar që mbështetet te shqisat e tij të mprehta për të vëzhguar dhe analizuar me kujdes gjithçka që i del përpara.
Nuk është bërë me dije saktësisht se në cilin vend është parë ky rrëqebull, megjithatë inxhinieri Brazhda bën me dije se kafsha është parë dhe në Shqipëri dhe së shpejti do të nxjerrë video dhe foto të tij.
