Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

4 Tetor 2026 | 10:46

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Operacioni është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta 2”.

Policia ka ndërhyrë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku ka kapur shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar me një automjet shtatë shtetas të huaj nga vendet e treta.

Sipas Policisë, shtetasit e huaj dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 31-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. K., 25 vjeç, në pronësi të të cilit ishte automjeti, u shpall në kërkim.

Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Zjarri që prej disa ditësh ka përfshirë malet e Gjinarit në Elbasan vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po përhapen në zona të thella dhe...
10:30 | 04/10/2026

Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të kokainës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari (EMRI)

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pas dyshimeve për shitje dhe shpërndarje të...
10:12 | 04/10/2026

Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër faze të operacionit policor të...
09:13 | 04/10/2026