Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i RËNDË te Rruga e Dibrës/ 20-vjeçari me motor përplas këmbësoren, pas 3 orësh në luftë për jetën, e moshuara VDES në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i RËNDË te Rruga e Dibrës/ 20-vjeçari me motor
Ilustrim: Rruga e Dibrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, te Rruga e Dibrës, ku një motor ka përplasur një të moshuar. Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të përplasjes, e moshuara mori dëmtime të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi dot dhe dha frymën e fundit në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 të mbrëmjes së djeshme.  E dëmtuara u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40, afro 3 orë nga ngjarja.

Po ashtu bëhet me dije se dhe drejtuesi i motomjetit mbeti i dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhet në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese