Dyshime për helmim në një kopsht në Korçë/ Rreth 20 fëmijë me simptoma, prindërit kërkojnë hetime
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...

Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nëse e zhvendos në kohëra të kaluara atë që po ndodh sot në Tiranën e luftërave të guximshe dhe rëndomta, nuk më mbetet veçse një metodë. Natyrisht, e habitshme dhe agresore. Aspak si ato që historia na mësoi. Aspak nga ajo që ia përsosi largpamësve me talente të mëdha sekretin e pushtetit. Apo rëndësinë e tij! Andaj po zgjedh të flas në këtë formë dhe t’i qëndroj besnike dritëhijeve të dyshimeve që kam kokës.
Në kohët e sotme dhe specifiksht në Tiranën me dhe pa bashki, historia moderne ka zgjedhur protagonist ca kalkulues dembelë, që kënaqësitë e kësaj bote i përkthejnë me një aparat në dorë. Por a e deshifrojnë dot arsyen? Në mos vetë ata, kush do merret me këtë gjë? Po shohim bashkarisht se ç’po ndodh me këta kalkulues. Se si i depërtojnë materialet me simpati në çdo situatë të pa fisme: në informata instiktive ashtu dhe strategjike pa luks, por gjithnjë me femra rretheqark. Pa art të zgjedhur, por me uniformë spartanësh. Kushti është një dhe i vetëm.
Të bësh dashuri, si agjentët sovjetikë! Vetmitarë dhe arrogantë.
Por pse po ndodhen në Tiranë, të gjitha këto ngjarje? Këtë të gjorë, po e shohim të kacavirret në sorrolloj shtretërish Abedinësh. Të mendosh që dikur ishte zonjë e madhe, ë?
Por në djall, zonjat e mëdha.
Sidoqoftë, kjo mund të ishte gjëza më e shkurtër në botë, po aq sa një aparat në këto ditë.
Mjeti më kodues në çdo epokë ka qenë gjithnjë aparati. Specialiteti më sublim në çdo epokë, ishte të dije të zbërtheje sekretin.
Nëse kthehem në situatën aktuale, më ngjan e gjitha si një kod nazist. Spiunazhi dhe intimiteti, si dora e mbrapshtë e vdekjes.
Megjithatë, kjo histori tani po merr një kuptim. Në fillim mesazhet e komplotistëve dhe tani videot e artistëve. Çfarë kombinimi. Çfarë shahu. Tiranës që i ka humbur çdo shqisë, i jepet për lojëra dhe kjo është argëtuese.
Është e rëndësishme që ne dhe qeveria mos të harrojmë se pas çdo skandali, fshihet pjesa më e vështirë.
Të ruash sekretin! Fundi i këtij programi, nuk na duhet. Është më e lehtë kur nuk di fare gjë.
E, me aq sa kemi nxënë nga të kaluarat botërore, është se një aparat nuk mund të luaj më gjatë se sa një njeri. Asnjë aparat nuk mund të fitoj një luftë përballë njeriut. Sepse versionet false të qëmotit për disiplinë dhe hierarki, janë zhdukur. Dhe bashkë me to parimet dhe morali ynë. Në çdo shoqëri ekzistojnë njerëz që punojnë 10-të, 15-të, 20-të vjet për të ndërtuar diçka. Studiojnë. Punojnë. Humbasin gjumë dhe kohë me familjen. Përballojnë refuzime. Fillojnë nga zero. Ndërtojnë një emër dhe profesion. Ndërtojnë një vepër.
Mandej, në pak sekonda, e gjithë kjo histori mund të zhduket nga vëmendja publike sepse del një video. 20-të vjet punë, përballë 20-të sekondave viralitet. Dhe kjo tregon shumë për mënyrën si funksionon vëmendja jonë. Vlera kërkon kohë. Antivlera kërkon vetëm një klikim. Një libër kërkon vite. Një film kërkon dekada. Një skandal kërkon vetëm një telefon. Para disa ditësh isha e ftuar tek Fevziu dhe thashë se algoritmi shpesh nuk pyet se çfarë ka vlerë. Pyet vetëm: çfarë do të shikohet? Çfarë do të klikohet?
Çfarë do të shpërndahet? Dhe kështu antivlera ka një avantazh të tmerrshëm ndaj vlerës: është më e shpejtë. Vlera ndërtohet. Antivlera shpërthen. Dhe ne nuk kuptojmë se pse nga Vlora kaluam tek vlera.
Sepse nuk dimë të mbajmë sekrete dhe kur shoqëria fillon të masë rëndësinë me viralitet, ndodh përmbysja morale. Njeriu që krijon bëhet më pak interesant se njeriu që ekspozohet. Vepra bëhet më pak interesante se skandali. Aftësia bëhet më pak interesante se thashethemi dhe atëherë duhet të pyesim veten: çfarë shoqërie po ndërtojmë? Nga ana tjetër është edhe industria e manipulimit të instiktit njerëzor. Ne jemi kuriozë. Është njerëzore. Duam të dimë çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Duam të dimë sekretin!
Por qytetërimi fillon, pikërisht aty ku njeriu arrin t’i vendosë kufi instiktit të vetë.
Andaj nuk është e rëndësishme ta ruash sekretin. As të dish një sekret. E rëndësishme është ta zbërthesh atë. Mesa duket nuk ka më siguri gjetkë dhe këtë nuk është se nuk e dinim. Ajo që kuptuam është se turpi duhet të ndryshoj anë. Një normë që i shtohet shoqërisë, nga mekanizmi qeverisë. Në mbyllje po dua të nënvizoj: Intimiteti nuk e bën një njeri të keq. Shfrytëzimi i intimitetit të tjetrit, po. Gjithëcili nga ne ka diçka private. Një mesazh. Një dobësi. Një fotografi. Një gabim.
Suksesi i një shoqërie nuk matet nga ç’vidhet prej jetës private, po nga vlera asaj që krijon dhe mos të harrojmë kurrë se dobësia nuk mund të shndërrohet në biznes.
Po sekreti në armë?
Kështu do e pyesja z. Kryeministër të Shqipërisë, por nuk e kam nisur ende ciklin televiziv dhe deri atëherë, duhet të kem zbuluar kodin.
I cili me gjasë vijon të jetë prapë: “FIDELIO”.
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një ...
Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcë...
Një protestë mund ta godasë pushtetin në fillim dhe ta ndi...
Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Proc...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një a...
Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjyka...
S’do mend se videot erotike e kanë të garantuar publikun. ...
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
*Fjala e plotë e Albana Vokshit, Nënkryetare e Komisionit ...
Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në k...
Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në ...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arrit...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunë...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...