Nga Boldnews.al
Në një batutë të shkurtër të filmit “malet me Blerim mbuluar”, të realizmit socialist, thuhet: … “Edhe i dehur e ka frikë zotin Ali”- duke iu referuar personazhit Lame, që ishte i gatshëm të komentonte gjithçka, por njëkohësisht t’i servilosej dhe t‘i përulej “zotit Ali”. Lali, ngjashëm si “personazhi Lame”, nuk mund të dalë mbi “Alinë”, duke u hakërryer vetëm me “Kadinjtë” që gjithsesi para se të trokasin fort çekanin e vendimit kalojnë një konsultë vendimtare me “pushtetin ekzekutiv”.
Së fundmi krebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me hartën e re territoriale, e cila me propozim të PS-së, nga 61 bashki kërkon ta kthejë në 46 të tilla. Edhe pse Tirana nuk preket, Veliaj mbajti një qëndrim të gjatë, duke tentuar të futej në rolin e ekspertit. Një lloj eseje që mëtonte të kapte çdo hollësi, por në të vërtetë qëndrimi i Veliajt nuk kapte asgjë, nuk prekte as fare pak ‘formën politike’, duke e trajtuar si një burokrat lokal, madje shumë periferik.
“Kryetari mund të japë mendimin e tij, Këshilli Bashkiak mund të japë të vetin, propozuesit mund të argumentojnë reformën dhe Kuvendi ushtron kompetencën ligjvënëse; por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk mund ta zëvendësojë mendimin që Kushtetuta ia rezervon vetë popullsisë së prekur”, shkruan Veliaj në qëndrimin për reformën territoriale.
Mos i është “tharë krijimtaria” në burg? Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet që nga 10 shkurti 2025 në qeli me nëntë akuza në trembëdhjetë raste, mes të cilave korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Për të është komentuar shumë dhe ka kometuar shumë, por duke lënë pas pikëpyetjen se sa i mbajnë gjunjët njeriut që u vetëgjunjëzua? Edhe pritja plot shpresë se do të fitonte lirinë në Gjykatën e Lartë ishte zhgënjyese për të, por asnjë befasi për vetë Ramën që në këtë rast kishte edhe çekanin e drejtësisë në duar edhe çelësat e qelisë së Burgut të Durrësit.
Veliaj heshti, duke e kthyer rastin e tij në një poroces të rëndomë juridik, që nuk ka lënë skutë e procedurë pa ezauruar. Pak ditë para se Gjykata e Lartë ta linte sërish në qeli Veliaj mori hov në një delir momenti të lëshuar nga vetë Rama. Ai shkarkoi nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anduena Ristani dhe caktoi sekretar të përgjithsëm Alban Dokushin, njeriun më të afërt në bashki. Drejtorët e afërt i bënë gati zyrën, por në karrigen që fshinë që të riulej “kryetari i tyre” gjetëm shprehjen e modifikuar: “më mirë karrigia bosh se djalli ulur”.













