Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv, qindra forca në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)

4 Tetor 2026 | 11:59

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë aktive prej disa ditësh.

Qindra punonjës dhe forca të angazhuara në terren po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe me mbështetjen e ndërhyrjeve nga ajri.

Era e fortë dhe terreni i thepisur malor, ku ndërhyrja me mjete është e vështirë, po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po pengojnë punën e forcave në terren.

Pavarësisht situatës, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset. Të gjitha strukturat janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me kapacitet të plotë për izolimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet pistoletë dhe 23 fishekë (EMRI)

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërsa mbante me vete një armë zjarri dhe municion luftarak. Operacioni policor...
11:44 | 04/10/2026

Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet....
11:10 | 04/10/2026

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar....
10:46 | 04/10/2026