Është identifikuar viktima e aksidentit të mëngjesit të sotëm në hyrje të Korçës.
Bëhet fjalë për Refat Agollin, 60 vjeç, nga Bulgareci, i cili kishte dalë nga shtëpia për të shitur qumësht dhe po udhëtonte me biçikletë drejt qytetit.
Sipas të dhënave paraprake, biçikleta e tij u përplas nga një automjet që drejtohej nga punonjësi i policisë me inicialet D. M.
Agolli ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Banorët shprehen se lëvizja me biçikleta dhe mjete të tjera të lehta është e zakonshme në këtë aks, ku, sipas tyre, janë regjistruar edhe më parë aksidente me pasoja fatale.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes./Versus.al
View this post on Instagram


