Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Madridi e kërkon për ta burgosur për energji elektrike dhe trafikim kokaine, prangoset në Fier 60-vjeçari, do ekstradohet drejt Spanjës (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Madridi e kërkon për ta burgosur për energji elektrike dhe
Momenti i arrestimit të shtetasit M. T., 60 vjeç

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, i cili akuzohet nga Spanja si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike dhe për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, efektivët e Fierit kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.

Po ashtu bëhet me dije se Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese