AKTUALITET /

Tragjedi në Greqi, dy miq shqiptarë humbin jetën nga përplasja e motoçikletës me monopatinën elektrike

Motoçikleta dhe monopatina elektrike që drejtonin u përplasën në rrethana që ende po hetohen. 

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Greqi, dy miq shqiptarë humbin jetën nga

Dy shqiptarë kanë humbur jetën nga një aksident i ndodhur pasditen e së shtunës në Nea Peramos të Kavallës, në rrugën drejt zonës së Ammolofit.

Motoçikleta dhe monopatina elektrike që drejtonin u përplasën në rrethana që ende po hetohen. 

Viktimat janë Arditi, 34 vjeç, dhe Marigleni, 36 vjeç, të cilët ishin miq të ngushtë.

Arditi, që drejtonte motoçikletën, humbi jetën nga plagët e marra.

Marigleni u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 36-vjeçari ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke e çuar në dy numrin e viktimave të aksidentit. 

Autoritetet greke po hetojnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin.Versus.al

Poll