Antena e dytë në mes të Përmetit, qytetarët ngrenë alarmin: Na rrezikon shëndetin
Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qend&...
Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qend&...
Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj,...
Detaje të reja janë raportuar për të shtënat me armë të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zbarqe të Ndroqi...
Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, n&eum...
Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon...
Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se do të shiste drogë pranë shkollave. Në kudër të oper...
Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Q...
Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte...
Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga a...
Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit E...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve për denoncimet e tij lidhur me rastin e JetBank dhe kazinosë në stadiumin “Air Albania”. Këlliçi thotë se pas denoncimeve publike i është drejtuar zyrtarisht disa institucioneve shtetërore për informacion dhe dokumentacion, duke deklaruar se çështjen do ta ndjekë deri në përcjelljen e dosjes për hetime të mëtejshme në SPAK.
Reagimi i Këlliçit:
Prej disa ditësh, portale të caktuara, krejt papritur po keqinformojnë publikun në lidhje me disa denoncime të bëra nga Partia Demokratike, e më konkretisht, me faktet e bëra publike nga unë, për rastin e JetBank dhe kazinonë e vendosur në stadiumin Air Albania.
Titujt mund të jenë të ndryshëm! Diku akuzohem se bëj denoncime sipas interesave, diku sipas kalendarit, diku si “gjobaxhi”, por teksti i përket së njëjtës “fabrikë”.
Them “fabrikë”, sepse ç’shkruhet, nuk ka te bëjë aspak me gazetarinë e me informimin publik, gjë që do të kërkonte minimalisht të kontaktohesha zyrtarisht.
Me një telefonatë të thjeshtë do të informoheshin se pas konferencës së datës 28 korrik, ku së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishën, paraqitëm fakte e prova të forta mbi rolin e Olsi Ramës në liçensimin e kazinosë, dhe për kompaninë fiktive amerikane, nën emrin e një venezueliani anonim.
I jam drejtuar zyrtarisht disa institucioneve shtetërore si, Agjencia e Monitorimit të Lojrave të Fatit, Ministrisë së Financave, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, AIDA-s, Avokaturës së Shtetit, Autoritetit të Konkurrencës si dhe ASHK Durrës. (fotot bashkëlidhur).
Aferën në fjalë, jo vetëm e denoncova mediatikisht, por nëshkrova çdo kërkesë informacioni dhe dokumentacioni, për çdo hallkë të kësaj çështjeje.
Ndryshe nga mediat e portalet që nuk i hynë një ditë të vetme zbulimit të rolit të vëllait të kryeministrit në këtë skemë, unë çdo investigim e denoncim të PD-së, e shndërrova në dokument zyrtar me datë, numër protokolli dhe adresë. Sepse historia na ka mësuar se “verba volant, scripta manent”.
Ndryshe nga mediat e portalet, që po vërtetojnë çdo ditë e më shumë përdorimin nga anëtarët e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, për të linçuar e goditur opozitën, unë jam Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kam detyrimin për të bërë transparencë institucionale.
Ndryshe nga mediat e portalet që po përdoren nga klanet e pushtetit për të ngrënë kokat e tyre, sipas profecisë së vetë Ramës, unë nuk kam detyrimin të prodhoj çdo 24 orë nga një “bombë”, që të ushqej algoritmin.
Ama kam detyrimin, guximin dhe vendosmërinë absolute që atë që denoncoj publikisht, ta ndjek institucionalisht gjer në fund, me administrimin e të gjitha përgjigjeve nga institucionet respektive.
Disa prej tyre jo vetëm që nuk përgjigjen, por i kanë hyrë mundimit sfilitës të fshehin apo zhdukin dokumentacionin. Por nuk jam ndalur e s’ka për të ndodhur kurrë, derisa dosja të përcillet për hetime të mëtejshme në SPAK.
Sa për anëtarët e organizatës kriminale, nuk dua t’i ndal në proçesin e ngrënies së kokave me njëri-tjetrin. Luftërat mes njerëzve që deri dje ndanin të njëjtën çati pushteti, nuk më interesojnë aspak!
Por një garanci për ta e kam: opozita dhe unë personalisht, tashmë po faktojmë krimet e shefit tuaj, e shumë shpejt do të jeni bashkë në Durrës.
Një ftesë të hapur kam edhe për çdo gazetar që kërkon t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund. Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion informacionin dhe dokumentacionin që disponojmë, t’u përgjigjemi pyetjeve dhe të bashkëpunojmë për çdo fakt që kërkon verifikim. Na kontaktoni kurdoherë.
Nuk është e nevojshme të ndajmë të njëjtat qëndrime, mjafton të ndajmë të njëjtin qëllim: transparencën!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e qeverisë për “pasqyrën digjitale” të çm...
Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit E...
Është mbyllur protesta e 126 kundër qeverisë sot më 3 tetor. Protestuesit e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej, m&eu...
Në protestën e sotme të 126-ën me radhë kundër qeverisë, kishte edhe mjaft pankarta pikante. Në pankarta, thuhet se S...
Një nga protestuesit foli në protestën e sotme, të 126-tën me radhë kundër qeverisë. Ai tha se ka ardhur nga Athina p&e...
Një aktivist nga diaspora ishte i pranishëm sot në protestën e 126 para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai u kë...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Protestuesit kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kryeministrisë edhe sot më 3 tetor, në ditën e 126-të. Ata thirrën n&eu...
Aulon Kalaja ka bërë deklarata të forta për zhvillimet politike dhe raportet brenda mazhorancës, duke u ndalur te Belinda Balluku, Ergy...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të një ku...