Ilustrim
Është përfshirë nga flakët, mesditën e kësaj të diele, një kabinë elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit, duke lënë dhjetëra familje të zonës pa energji elektrike.
Buriem për mediat, bëjnë me dije se shërbimi zjarrfikës ka dalë me urgjencë në vendngjarje dhe po ndërhyn për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Deri më tani shkaqet e zjarrit janë të paqarta, ndërsa dyshohet për defekt elektrik. Ndërkohë pritet që në vijim të rikthehet dhe energjie elektrike për banorët e prekur.
Video Credits: Fieriweb
Sondazh
Poll
