• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera KAYO/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin

13:00 : 04/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Lexo edhe:

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Nga “krenaria e ushtrisë” tek dyshimet për trafik ndërkombëtar!

Aleks Marku, ish-drejtues juridik dhe i prokurimeve në Portin e Durrësit mbulonte vjedhjet kalimi drogës dhe transportit të parave të drogës pa përmendur abuzimet  në pazaret me tenderat dhe Divizionin Operacional në Portin e Durrësit.

Kur ishte Akeks Marku dejtor prokurimesh në autoritetin Portual Durrës, ai bashkë me Vengun abuzoi me të paktën 12 milionë euro për blerjen e 3 vinçave, e kjo vetëm në 3 procedura tenderuese.

Marku u emërua në Ministrinë e Mbrojtjes nga Pirro Vengu, me të cilin kishte ndarë fitimet e tenderave në port. Markun e kishte  edhe në strukturën drejtuese të kompanisë shtetërore që mban 33% të aksioneve në projektin “Durrës Marina”. Tashmë, BKH-ja i ka sekuestruar telefonin dhe dokumente nga zyra e tij, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për denoncimet mbi trafikimin e armëve nga Ron Yeffet.

Historiku nga AKU, Porti i Durrësit deri te  Ministria e Mbrojtjes

Para se të emërohej në Ministrinë e Mbrojtjes, Aleks Marku ka punuar në AKU ku fitoi eksperiencë për zhvatje dhe allishverishe. Pastaj  në Portin Detar të Durrësit, ku Pirro Vengu ishte drejtor ekzekutiv. Marku kishte drejtuar sektorin juridik dhe të prokurimeve duke kopsitur dhe mbyllur pazaret nga siguria, me drejtoret e operacionales duke bërë rrush e kumbulla fondet e Portit. Më pas Puro Vengu e mori me vete në ministri dhe e emëroi drejtor kabineti. Pak më vonë firauni Aleks Marku  emëruarohet  sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Post që e mban efhe tani që BKH i sekuestroi tekefonin dhe dosjet e tendetimeve sekrete dhe kontratave.

Lidhja mes dy zyrtarëve kalon edhe te projekti “Durrës Marina”. Kur Vengu drejtonte Portin e Durrësit, ai u emërua në krye të bordit të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”. Në këtë strukturë u përfshi edhe Alwks Marku. Edhe pasi Vengu u emërua Ministër i Mbrojtjes, ai vijoi të drejtonte bordin e kompanisë shtetërore të përfshirë në projektin e kullave, hoteleve dhe apartamenteve të Alabbarit në Durrës.

Marku zhvilloi 82 tenderë në tre muaj

Gjatë tre muajve të parë në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu firmosi 82 tenderë me vlerë totale rreth 45 milionë euro. Sipas të dhënave të bëra publike, këto shpenzime nuk ishin planifikuar si investime apo shërbime në buxhetin e vitit 2024.

Nga 82 procedurat, 53 ishin mbyllur dhe 29 vijonin të ishin në proces. Tenderët e përfunduar, me vlerë të raportuar rreth 30 milionë euro, iu dhanë kompanive me oferta që arrinin në 95–100% të fondit limit.

Një nga procedurat u firmos më 5 nëntor 2024 dhe u publikua në Buletinin e Prokurimeve Publike më 11 nëntor. Ajo kishte si objekt ndërtimin e vendqëndrimit të mjeteve të personelit, rrugëve të brendshme, hapësirave të gjelbra, mureve përforcuese dhe rrjetit inxhinierik në repartin ushtarak të Ferrajit, në zonën e Dajtit.

Tenderi 1.4 milionë euro për parkimin në Ferraj

Reparti në Ferraj është Komanda Mbështetëse. Sheshi i parkimit për automjetet shtetërore dhe private të zyrtarëve e punonjësve ishte ndërtuar dy vite më parë, me një tender të zhvilluar gjatë kohës kur Ministër i Mbrojtjes ishte Niko Peleshi. Punimi kishte garanci dhjetëvjeçare.

Megjithatë, tre muaj pas emërimit të Vengut si ministër, Akeks Marku  shpall tenderin i ri, me vlerë 1.4 milionë euro me TVSH, për rindërtimin e parkimit dhe punime të tjera, përfshirë lulishte, rrugica dhe mur rrethues. Reparti ushtarak nr. 4030 në Ferraj është i rrethuar dhe ruhet nga ushtarakë.

Tenderi mbante numrin e referencës 28064-11-05-2024 dhe ishte parashikuar të zhvillohej më 21 nëntor 2024. Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes e kundërshtoi procedurën, duke e konsideruar shpenzim të paplanifikuar dhe punim të kryer më parë. Megjithatë, tenderi u shpall përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Aleks Marku, ish-drejtuesit juridik dhe të prokurimeve në Portin e Durrësit.

820 mijë metra katrorë truall shtetëror për projektin e Alabbarit

Në korrik 2022 u krijua “Albanian Seaports Development Company”, kompani në pronësi të Autoritetit Portual Durrës. Ajo u bë aksionare me 33% në “Durrës Marina”, ndërsa 67% e aksioneve i përkasin “Eagle Hills Real Estate Development”, kompanisë së Mohamed Alabbarit. Të dhënat e regjistrit tregtar e konfirmojnë këtë strukturë pronësie. 

Në funksion të projektit u vunë rreth 820 mijë metra katrorë truall shtetëror. Kompania e Alabbarit ndërtoi strategjinë e biznesit mbi shitjen paraprake të apartamenteve, njësive tregtare, restoranteve, zyrave dhe garazheve, përpara përfundimit të tyre. Sipas të dhënave të paraqitura për këtë investigim, janë shitur paraprakisht rreth 25% e njësive.

Një investigim i publikuar nga Publik Media , raportoi se për vitet 2023 dhe 2024 “Durrës Marina” kishte arkëtuar rreth 66 milionë euro nga shitjet e apartamenteve në ajër. Shteti zotëron 33% të kompanisë, por pjesa e fitimit që i takon si aksionar nuk është arkëtuar  kurrë në buxhet. Dy pallatet që po ndertohen realusht kanë probleme teknike duke u zhytur rrerh 1meter poshtë.

Në vitin 2023, kapitali i regjistruar i kompanisë u rrit në 748.58 milionë lekë. Ekstrakti tregtar pasqyron kontribut prej 247.03 milionë lekësh për kompaninë shtetërore dhe 501.55 milionë lekësh për Eagle Hills. Përveç kontributit financiar, shteti vuri në dispozicion edhe pronën publike, sipërfaqja e së cilës arrin rreth 820 mijë metra katrorë. 

Administratori i parë i kompanisë shtetërore ishte Erlis Hereni, ish-këshilltar në Kryeministri, ish-drejtor i tenderëve, drejtues i Agjencisë së Shpronësimeve dhe këshilltar në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve të Markut

Një ditë pasi në banesën e biznesmenit Ron Yeffet u ushtrua kontroll dhe u gjetën gjashtë armë të ndryshme, SPAK-u thelloi hetimet lidhur me denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh.

Me vendim të GJKKO-së, BKH-ja sekuestroi celularin e Aleks Markut. U sekuestruan gjithashtu telefonat e biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenes Arjeta Puça dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu. Sipas informacioneve të bëra publike, nga zyra e Markut u morën edhe një sërë dokumentesh.

Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve e vendos Markun në qendër të hetimeve për çështjen e armëve, ndërsa karriera e tij e lidhur me Vengun dhe rolet që ka mbajtur në Portin e Durrësit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kompaninë shtetërore të projektit “Durrës Marina” shtrojnë pyetje për vendimmarrjen dhe përgjegjësitë e tij në secilën prej këtyre strukturave.

Nga tenderi 1.4 milionë euro për parkimin e ndërtuar më parë, te 82 procedurat me vlerë 45 milionë euro dhe deri te projekti i Alabbarit mbi truall shtetëror, emri i Aleks Markut shfaqet në hallka të ndryshme të administratës publike të drejtuar nga Pirro Vengu. Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve të tij e bën edhe më të rëndësishëm sqarimin e rolit të tij në këto vendimmarrje./ Publik Media

Etiketa: AFERA kayoAlabbaraleks markuDurrës Marinaish-drejtues juridikKayoparkimporti i durresitsekuestrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

12:12 : 04/10/2026
AKTUALITET

Nga “krenaria e ushtrisë” tek dyshimet për trafik ndërkombëtar!

11:46 : 04/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:08 : 04/10/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Ardi Veliut/ SPAK i sekuestron telefonin Aleks Markut dhe Ron Yeffet

14:59 : 03/10/2026
AKTUALITET

Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

13:40 : 03/10/2026
AKTUALITET

SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut, çfarë deklaronte pak javë më parë për KAYO-n

22:52 : 02/10/2026

TË GJITHA

Afera KAYO/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin

13:00 : 04/10/2026

Zjarr në kabinën elektrike në Fier, pallati dhe zona përreth mbeten pa energji

12:49 : 04/10/2026

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

12:32 : 04/10/2026

Territorialja/ Ndoka kritikon Berishën në takimin me aleatët: Ne na latë në terr

12:19 : 04/10/2026

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

12:12 : 04/10/2026

Lali, frikë nga Rama edhe në burg

11:52 : 04/10/2026

Nga “krenaria e ushtrisë” tek dyshimet për trafik ndërkombëtar!

11:46 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com