Kodi i ri i Procedurës Penale/ Mburojë për krimin dhe korrupsionin
Kodi i ri i Procedurës Penale/ Qeveria u hap...
Kodi i ri i Procedurës Penale/ Qeveria u hap...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënuar tri pjesëmarrje të rëndësishme dhe është vlerësuar me çmime që flasin qartë për përkushtimin dhe cilësinë artistike të këtij grupi. Pasi debutoi në muajin maj në Festivalin Kombëtar të Riteve dhe Lojërave Popullore në Burrel, ansambli vijoi rrugëtimin e tij me pjesëmarrjen në festivalin “Sofra Dardane” në Tropojë, ku u nderua me çmimin gjeneral “Tahir Sinani”.
Së fundmi, në Festivalin Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës”, mes 24 grupeve pjesëmarrëse dhe artistëve nga Shqipëria dhe trojet shqiptare jashtë vendit, Ansambli “Shebeniku” u vlerësua me Çmimin e Dytë, duke lënë pas grupe me traditë nga Tropoja, Mali i Zi dhe vise të tjera shqiptare.
Ky është një sukses që tregon se puna, pasioni dhe dashuria për trashëgiminë kulturore po japin frytet e tyre. Për një ansambël të ngritur vetëm pak muaj më parë, këto arritje janë dëshmi se tradita jonë vazhdon të jetojë dhe të përcillet me dinjitet tek brezi i ri. Ky është vetëm fillimi… dhe rruga përpara premton edhe më shumë.
Nga një nismë e vogël në skenën kombëtare: “Shebeniku” që ringjall traditën në Hotolisht
Në një kohë kur ruajtja e trashëgimisë kulturore kërkon gjithnjë e më shumë përkushtim dhe angazhim, një nismë e re nga zona e Hotolishtit vjen si një shembull frymëzues. Ansambli folklorik “Shebeniku”, i krijuar vetëm pak muaj më parë pranë shkollës së mesme të bashkuar “Rrahman Çota”, ka arritur të bëjë një debutim dinjitoz në skenën kombëtare, duke marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të Riteve dhe Lojërave Popullore, zhvilluar në Burrel më 1–2 maj 2026.
Ky ansambël nuk është thjesht një grup artistik i sapokrijuar, por një dëshmi e gjallë e fuqisë së bashkëpunimit ndërbrezor dhe e dashurisë për traditën. Në themel të tij qëndron puna e palodhur dhe përvoja e gjatë e Shefki Kurtit, i vleresuar si laureat i disa festivaleve kombetare te Gjirokastres,një figurë e njohur në skenën folklorike shqiptare. Me mbi 40 vite përvojë si instrumentist pranë Pallatit të Kulturës në Librazhd dhe si pjesëmarrës në ansamble të njohura si “Çermenika” dhe “Sadi Halili”, ai ka qenë një ndër shtyllat kryesore në ngritjen dhe formësimin artistik të këtij grupi të ri.
Krah tij është angazhuar edhe Haxhi Balliu, i cili, edhe pse në pension, vijon të mbetet një mbështetje e çmuar për artin dhe trashëgiminë kulturore. Ky bashkëpunim është bërë i mundur falë një koordinimi të mirë me drejtuesit e shkollës, në veçanti me drejtoreshën Arjana Çekrezi, e cila ka mbështetur dhe inkurajuar vazhdimisht këtë iniciativë.
Një nga aspektet më të veçanta të ansamblit “Shebeniku” është përfshirja e gjerë e të rinjve. Rreth 60 nxënës, që nga cikli i ulët (klasa e tretë) e deri tek gjimnazistët, janë bërë pjesë aktive e këtij grupi, duke gjetur kohë për prova të rregullta disa herë në javë. Ky angazhim i tyre tregon jo vetëm interesin për artin, por edhe potencialin që ekziston për të mbajtur gjallë dhe për të zhvilluar më tej traditat tona kulturore.
Punës së këtij ansambli, disa ditë më parë, i kushtoi vëmendje edhe televizioni “ABC News”, në një emision të posaçëm kushtuar fshatit të Dardhës, si një nga 100 fshatrat turistike të Shqipërisë.
Në këtë ansambël ndërthuren bukur energjia e të rinjve me përvojën e brezave më të vjetër. Pjesë e tij janë edhe valltarë të njohur si Xhevat Hysa dhe Nuri Çota, të cilët sjellin në skenë autenticitet dhe finesë artistike. Po ashtu, ansambli pasurohet nga interpretimi i instrumentistëve virtuozë si Agron Hasanaj, si dhe Kujtim e Ilir Hasanaj, të cilët i japin një dimension të veçantë muzikor performancave.

Pjesëmarrja në Festivalin Kombëtar në Burrel përbën një hap të rëndësishëm për këtë ansambël të ri, duke e vendosur atë në hartën e aktiviteteve kulturore në nivel kombëtar. Ky debutim është një dëshmi e qartë se, kur pasioni, përvoja dhe mbështetja institucionale bashkohen, rezultatet nuk mungojnë.
Në këtë festival, ansambli “Shebeniku” u paraqit me rite të dasmës në Hotolisht, që nga pritja e nuses, rruajtja e dhëndrit, kënga e burrave “Plot molla me lule të bardha”, vallet dyshe, si dhe Vallja e Rrajcës.
Duartrokitjet e para u morën që në defilenë e grupeve pjesëmarrëse, ku binin në sy jo vetëm veshjet, por edhe paraqitja e mirë e valltarëve. Entuziazmi vazhdoi edhe gjatë shfaqjes në skenë, ku ansambli u vlerësua me “Çmimin e Publikut”.
“Shebeniku” tashmë është më shumë se një ansambël — është një simbol i ruajtjes së identitetit kulturor, një hapësirë ku brezat takohen dhe një shpresë për vazhdimësinë e traditës sonë. Nisma të tilla tregojnë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm e shkuara jonë, por një pasuri që jeton dhe zhvillohet përmes të rinjve.
Ky është një shembull që meriton të vlerësohet dhe të mbështetet, pasi dëshmon se edhe në komunitete të vogla mund të lindin iniciativa me ndikim të madh kulturor. Urime dhe suksese të mëtejshme Ansamblit “Shebeniku” dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë për ta mbajtur gjallë këtë trashëgimi të vyer!
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në ...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor ...
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arrit...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...