Rrëfehet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin e Korçës: Çfarë na thanë mjekët në spital

4 Tetor 2026 | 13:21

Koço Xexo, babai i një prej 6 fëmijëve të helmuar në kopshtin nr. 17 në Korçë ka folur përpara kamera dhe ka rrëfyer, se si u përkeqësua gjendja e të birit pasi e morën nga kopshti si zakonisht.

“Në momentin e parë kishte vetëm pak dhimbje të vogla barku. Menduan se ndoshta ishin shqetësime të zakonshme për fëmijët e kësaj moshe dhe nuk i kushtuan shumë rëndësi. Më pas fëmija fjeti dhe, kur u ngrit nga gjumi, filluan të vjellat, të cilat nisën të shtoheshin hap pas hapi. E pamë që situata po vështirësohej dhe shkuam në urgjencën e spitalit, ku mori trajtimin e nevojshëm”, tregon prindi.

Ai thotë se në spital gjatë trajtimit mjekët hodhën dyshime se vogëlushi kishte pësuar helmim ushqimor.

“Me sa më thanë në spital, bëhej fjalë për një helmim që mund të kishte ardhur nga ushqimet. Ndoshta mund të ketë ardhur edhe nga ndonjë produkt tjetër, nuk e di saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur. Por, sipas tyre, pjesa kryesore mund të lidhej me ushqimet, ndoshta me pilafin që kishte ngrënë ose me kosin. Nuk e di saktësisht se nga çfarë mund të ketë qenë”, shprehet ai.

Helmimi i fëmijëve brenda mjediseve të kopshtit ka çuar në ndjekje penale për shpërdorim detyre, drejtoreshën e institucionit arsimor, por edhe mjeken e urgjencës, e cila nuk ka njoftuar uniformat blu për situatën pas konstatimit të helmimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv, qindra forca në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë aktive prej disa ditësh. Qindra punonjës dhe forca...
11:59 | 04/10/2026

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet pistoletë dhe 23 fishekë (EMRI)

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërsa mbante me vete një armë zjarri dhe municion luftarak. Operacioni policor...
11:44 | 04/10/2026

Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet....
11:10 | 04/10/2026