Në kuadër të monitorimit të kryer për një javë nga Policia Rrugore e Shkodrës, janë evidentuar dhe ndëshkuar shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kanë kryer parakalime të gabuara, kanë tejkaluar normat e shpejtësisë, kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk kanë vendosur rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kanë kryer shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara për një javë, bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1,253 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
47 masa për parakalime të gabuara;
317 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
23 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
39 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
6 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
482 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
327 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
