Sigurimet në rritje, 18.3 mld lekë prime dhe 6 mld lekë dëme në 8 muaj
Tregu shqiptar i sigurimeve vijon të zgjerohet. Në 8 muajt e parë të vitit, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 18.3 miliardë lekë prime të shkruara bruto. Sipas të dhënave të AMF-së, kjo është një rritje prej 2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por rritja është edhe më e dukshme te dëmet. Kompanitë paguan rreth 6 miliardë lekë dëme, ose 9% më shumë se një vit më parë. Tregu vijon të dominohet nga sigurimet Jo-Jetë, të cilat përbëjnë më shumë se 91% të totalit.
Brenda tyre, sigurimet e detyrueshme të automjeteve mbajnë peshën kryesore. Primet motorike arritën në 11.5 miliardë lekë, me rritje 4%, ndërsa dëmet e paguara për aksidentet rrugore u rritën me mbi 9%, në 3.9 miliardë lekë.
Edhe sigurimet ndaj zjarrit dhe fatkeqësive natyrore kanë sjellë më shumë pagesa. Në këtë kategori, dëmet e paguara u rritën me 14%.
Ndërkohë, sigurimet e Jetës shënuan një rritje prej 6.2%, duke kapërcyer 1.6 miliardë lekë në prime. Numri i dëmeve të paguara në këtë segment u rrit me gati 23%, i ndikuar edhe nga produktet e lidhura me kreditë bankare.
POS i detyrueshëm për bizneset, afati i fundit 31 dhjetor 2026
Humbjet e energjisë, Kukësi në krye me 34.9%, Fieri më i ulëti
BSH: Konsumatorët dhe bizneset rrisin besimin në ekonomi
- 13:21 Rrëfehet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin e Korçës: Çfarë na thanë mjekët në spital
- 13:12 Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale
- 12:56 Kreta goditet nga stuhi të fuqishme, mbi 22 mijë rrufe në 24 orë
- 12:50 Prokuroria pushon hetimet ndaj Liburn Aliut: I gatshëm që të përballem me të vërtetën
- 12:26 Arbitër turk për sfidën Shqipëri-San Marino, UEFA zyrtarizon ekipin e gjyqtarëve
- 12:10 Votohet në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët akuzojnë politikanët