E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Diplomatët të largohen nga Ukraina”, Rusia paralajmëron sulme të ashpra duke folur për “rrezik vdekjeprurës”

Rusia paralajmëron për përshkallëzim të sulmeve ndaj Ukrainës, ndërsa Moska u ka bërë thirrje diplomatëve dhe shtetasve të huaj të largohen nga vendi, duke folur për “rrezik vdekjeprurës”. Ministria e Jashtme ruse tha se përgjegjësia për çdo pasojë do të jetë e atyre që nuk i respektojnë paralajmërimet. Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Moska po përgatitet të zgjerojë fushatën ajrore ndaj objektivave civile.

“Ne pamë dokumentet dhe e dimë se ato u lejojnë atyre të sulmojnë infrastrukturën, logjistikën dhe, veçanërisht, të sulmojnë në qytete, në fshatra, kudo, rrugë, shkolla, spitale. Qëllimi është t’i bëjnë njerëzit të largohen nga kryeqyteti dhe nga qytete të ndryshme.”, tha Zelensky.

Reklamë

Zelensky paralajmëroi se Ukraina do t’i përgjigjet sulmeve ruse, duke synuar veçanërisht objektet energjetike dhe rafineritë e naftës që, sipas Kievit, financojnë luftën. Ai theksoi se nuk do të goditen objektiva civile.

Në një tjetër zhvillim, Moldavia thirri ambasadorin rus pas shkeljeve të hapësirës së saj ajrore nga dronë dhe raketa. Presidentja Maia Sandu tha se lufta ruse në Ukrainë po përhapet në mënyrë të rrezikshme edhe në territorin moldav.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.