Reforma territoriale/ Teliti: Duhet të protestojmë tek parlamenti që kartonat e vjedhur të mos e miratojnë dot...

13:42, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës ka qenë eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti

Gjtë bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka folur për çështjen e reformës territoriale dhe ka kërkuar që të rihapet edhe një një herë debati parlamentar për këtë çështje. Ose ne të kundërt të protestohet masivit për të ndaluar procesin e miratimit të kësaj reforme te PS që nuk ka lidhje me qytetarët.

Dorjan Teliti: Të zhvillohen debate reale me njerëzit dhe të arrijmë në një variant që të sjellë zhvillim ekonomik, zhvillim rajonal dhe sjell jetese me te mirë për të gjithë ne.

Këtë gjë e kemi të mundur, afatet i kemi ende në kohë. Nëse ka vullnet politik nga ana e mazhorancës, kjo gjë është e arritshme. Nëse pastaj mazhoranca dëshiron të vazhdojë në rrugën e saj që s’do t’ia dijë fare për njerëzit, për biznesin, për sipërmarrjen, për aktorët e tregut, e kështu me radhë, por  do të ja dijë vetëm për ekuacionin e saj elektoral, do e shohim këtë gjë në ditën e enjte me datën 8, nëse do të ketë vullnet për të vijuar në rrugën e saj klineteliste oligarkike të ekuacionit politik të saj për të marrë disa mandate më tepër, apo do ti rikthehet arsyes për të ardhur me këmbë në tokë, aty ku janë njerëzit, qytetarët, ku janë bizneset.

Duhet dale ne protestë. Nuk ndalet e keqja as me llafe në kafe, nuk ndalet e keqja as duke folur me njëri tjetrin nëpër tryezat tona të punës, zyrave, të ambienteve ku rrimë. E keqja ndalet aty përpara organit që në këtë rast është Kuvendi i Shqipërisë, i cili fatkeqësisht ia ka kartonat kjo mazhorancë, të votave të blera në vitin 2025 me bandat.

Të shkojmë atje në protesta për ta ndalura këtë iniciative e cila nuk është se thjesht ndikon për sot,. Por do të ndikojë për 10-20 vitet e ardhshme. Fatkeqësisht do të ndikojë negativisht nëse ne nuk ngrihemi në këmbë, të qëndrojmë atje dhe ta ndalojmë me protestë popullore demokratike këtë masakër të radhës që po përgatitet ti bëjë Shqipërisë.

Bled Marku: Ne parkun rinia është leje për ndërtim. Pse Edi Rama ka një sjellje arrogante karshi kujtdo?

Dorjan Teliti: Personalisht mua më vjen mirë që çdo njeri ta ketë jetën e tij sa më të mirë. Edhe kryeministri ka jetesën e vet, ka familjen e vet dhe jeton në një zonë periferike të Tiranës mes gjelbërimit. Tani a ka mundësi që edhe ne që nuk e kemi mundësinë që të shkojmë të jetojmë në fshat, se nuk i kemi mundësitë për të shkuar nëpër zona të tilla, se nuk kemi, ndoshta prona por zoti në e ka thënë, familja në e ka dhenë që të jetojmë këtu në qytet të kemi edhe ne këto lulishtet tona ku të mund të jetojmë. A kemi mundësi që këto pak lulishte që i kemi në Tiranë, siç është ajo tek Tajvani, ta mbajmë ashtu siç është dhe këto pak hapësira të gjelbra që ne ende i kemi në Tiranë.

Po si është e mundur që nuk mblidhet kryeministri bashkë me ekipin e tij e të thotë ku do të vendosim gjurmët e reja jeshile, të gjelbërta të Tiranës, por mblidhen vetëm për të vendosur gjurmët e betonit në Tiranë ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco