Një zjarr i madh ka rënë në Zall-Herr, ndërsa situata duket shqetësuese pasi flakët janë përhapur pranë banesave.
Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një re të madhe tymi të zi që ka mbuluar zonën, ndërsa zjarri ndodhet shumë pranë shtëpive.
Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, zjarri ka përfshirë zonën e një fshati në Zall-Herr, duke ngritur shqetësimin për banorët dhe banesat aty pranë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka dëme të shkaktuara, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave.