Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti i dytë brenda ditës në juglindje, kamioni merr para 26-vjeçarin me biçikletë, i riu niset për te "Trauma" në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i dytë brenda ditës në juglindje, kamioni merr para
Foto ilustruese

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit ku bëhet me dije se një kamion ka përplasur një qytetar i cili lëvizte me biçikletë në aksin Pogradec-Drilon. Paraprakisht bëhet me dije se personi që drejtonte biçikletën ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 26-vjeçari ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në rrugën e Volorekës, në Pogradec, një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç, i cili do të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.", njofton Policia. 

Ky mbetet aksidenti i dytë i rëndë i ndodhur brenda pak orësh të kësaj të diele. Siç raportuam dhe paradite, përplasja e makinës së një polici me një 60 vjeçar që lëvizte me biçikletë i mori jetën në vend personit të identifikuar si Refat Agolli.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese