Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni
Partia e qendrës së djathtë, Lista e Bashkuar, e kryeministrit letonez Andris Kulbergs, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Letoni, sipas rezultateve paraprake.
Me mbi 99.9 për qind të votave të numëruara, Lista e Bashkuar kryeson me 35.4 për qind të votave, duke siguruar 42 nga 100 vendet në parlament. Sipas mediave lokale, ky është rezultati më i lartë i arritur nga një parti në historinë e Letonisë pas rikthimit të pavarësisë.
Rezultati sinjalizon vijimin e orientimit pro-evropian dhe pro-ukrainas të vendit. Kryeministri Kulbergs, i cili mori detyrën në maj, e cilësoi rezultatin më të lartë se pritshmëritë dhe tha se ai tregon se qytetarët kërkojnë ndryshim, rritje ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e Letonisë.
Megjithatë, koalicioni qeverisës pritet të pësojë ndryshime, pasi një prej partnerëve duket se do të humbasë përfaqësimin në parlament, ndërsa partitë e tjera të koalicionit kanë marrë rezultate më të dobëta se sa parashikohej.
Në të njëjtën kohë, partitë populiste kanë shënuar rezultate të konsiderueshme, të mbështetura edhe nga elektorati rusishtfolës. Fushata zgjedhore u dominua nga shqetësimet për Rusinë fqinje dhe rritjen e kostos së jetesës.
Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa Rusia paralajmëron të huajt
Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Drejt një përshkallëzimi të ri në Iran? Çfarë sinjalizon vendosja e re e madhe e forcave amerikane?
- 13:44 Arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë, dyshohet për 3 vjedhje në hotele e lokale
- 13:39 Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas të moshuarin me biçikletë
- 13:25 Sigurimet në rritje, 18.3 mld lekë prime dhe 6 mld lekë dëme në 8 muaj
- 13:21 Rrëfehet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin e Korçës: Çfarë na thanë mjekët në spital
- 13:12 Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale
- 12:56 Kreta goditet nga stuhi të fuqishme, mbi 22 mijë rrufe në 24 orë