Dy viktima nga stuhitë në Katalonjë të Spanjës

4 Tetor 2026 | 14:19

Dy persona kanë humbur jetën në Katalonjë të Spanjës, ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë kanë përfshirë disa zona të vendit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez konfirmoi viktimat në një postim në rrjetin social X, duke thënë se situata është veçanërisht e rënduar në zonat përreth Barcelonës. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Edhe udhëheqësi i Katalonjës, Salvador Illa, shprehu keqardhje për dy viktimat, ndërsa paralajmëroi se situata vijon të jetë e ndërlikuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme.

Autoritetet katalanase po vijojnë punën për përballimin e situatës së emergjencës në të gjithë rajonin. Shërbimi rajonal i emergjencave ka paralajmëruar për rrezik të shtuar pranë lumenjve Ridaura dhe Daro, në Girona, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonave të prekura.

Moti i keq pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje intensive dhe përmbytje potencialisht të rrezikshme në lindje të Spanjës, si pasojë e lëvizjes së ajrit të ftohtë në lartësi mbi masa ajri më të ngrohtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

Partia e qendrës së djathtë, Lista e Bashkuar, e kryeministrit letonez Andris Kulbergs, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Letoni, sipas rezultateve paraprake. Me mbi 99.9...
14:16 | 04/10/2026

Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa Rusia paralajmëron të huajt

Rusia është zotuar se do të intensifikojë sulmet e saj të pandërprera ndaj Kievit dhe ka paralajmëruar diplomatët e huaj dhe vizitorët e tjerë që...
09:56 | 04/10/2026

Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet

Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët arrijnë të sigurojnë shumicën në...
09:10 | 04/10/2026