A do të pranojë Gjykata Kushtetuese të bëhet vasale e çiftit Veliaj-Xoxa?
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 24 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e Ajola Xoxës në lidhjet me sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve të saj elektronike.
Në fakt, Gjykata Kushtetuese është e lexuar nga opinion publik dhe po të pyesësh avokatë dhe juristë se cili është qëndrimi i tyre, do të thonë 4 janë njerëzit e pushtetit, afër tij, të blera ose jo, kjo ka pak rëndësi por që janë lexuar mjaft mirë në çështjen e Erion Veliajt.
Çuditërisht ka pasur dhe ndonjë gjyqtare që pretendohet të jetë më realiste, por tek çështja Veliaj është sjellë si me çështjen Meta, megjithëse janë rastë të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.
Ajola Xoxa nuk shkon në “Kushtetuese” thjesht për procedurë, por sepse katër gjyqtarë “kamikazë”, nuk mundën të bëheshin 5 dhe ky i fundit që mund të quhet lavjerrësi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ishte Igli Toska nuk shkoi në krah të 4 “kamikazve” për të nxjerrë Erion Veliajn nga burgu por u dha një vendim ku iu kërkua Gjykatës së Lartë të argumentonte pse kryebashkiaku duhet mbajtur në burg, veprim që Gjykata e Lartë e bëri me datë 15 shtator.
Në 24 nëntor, Gjykata Kushtetuese duhet të japë një vendim për pajisjet elektronike dhe telefonat e Ajola Xoxës.
Në fakt në gjykatë, SPAK ka çuar dhjetëra prova që janë zbuluar nga pajisjet elektronike të Ajola Xoxës, duke nisur që nga 100 mijë eurot e gjetura në kasafortë, pronësia e të cilave i ngeli Ajolës, që nga skemat e njerëzve të aferës së inceneratorëve që dalin në kompjuterin e Ajola Xoxës, që nga kontrata apo ndryshime provash që janë bërë pas fillimit të hetimeve nga SPAK apo orientimeve të marra për pagesë që janë gjetur në telefonat e Ajola Xoxës.
Mjafton të shohim aktet që SPAK ka çuar në gjykatë dhe zbulojmë se telefoni i Ajola Xoxës ka qenë një thesar për të zbuluar aferën korruptive, që qendrën e kishte në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, tentakulat e së cilës shkonin deri te ajo dhe familjarët e saj, tek qendrat e kurimit të artit dhe kulturës të cilat menjëherë pas hetimeve u zhdukën, tek vendosja e instalacionit “Bleta” tek landiflli i Tiranës, atje ku do të ndërtohej inceneratori që nuk ekziston megjithëse janë marrë qindra miliona euro nga shqiptarët e varfër.
Nuk jemi në një rast ku në Gjykatën Kushtetuese po shkohet për një procedurë të thjeshtë por kërkohet të hidhen në erë provat e gjetura në kompjuterat dhe telefonat e Ajola Xoxës që lidhin skema të OJF-ve, kryetarin e bashkisë, pagesat, ndryshimet e provave apo materialet e përgatitura për kompanitë e lidhura me aferën e inceneratorëve.
Një pjesë e madhe e këtyre janë zbuluar dhe kanë lidhur provat pas marrjes së telefonave dhe pajisjeve elektronike të Xoxës, e cila tani kërkon që këto prova të zhduken, për të shpëtuar veten dhe bashkëshortin, dy individë këta që kanë shfrytëzuar pushtetin për interesat e tyre personale.
Ështe shfrytëzuar bashkia e Tiranës si thes me miell për ta gjuajtur dhe për ta mbledhur më pas rreth e rrotull Ajola Xoxës, për të gatuar brumin e korrupsionit dhe përfitimit të qindra mijëra eurove.
Ndaj, ajo po shkon jo pa qëllim në Gjykatën Kushtetuese, atje ku kërkon edhe një herë një balancë me shumicë votash për të rrëzuar prova.
Pyetja në këtë rast është një dhe vetëm një: A do të pranojë Gjykata Kushtetuese të bëhet vasale e çiftit Veliaj-Xoxa? Kjo pytetje është thelbi i përgjigjes që duhet të marrim nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku do të japin vendimin e tyre për kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa. /CNA
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj rapor...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një postim në rrjetet soci...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
Vatra e zjarrit në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të je...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar pas përmasave që ka m...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë. Pas r...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar sot...
CNA po përballet me kërcënime përmes gazetarëve në krye të...
Pas një akti kanosës të kryer mbrëmjen e së premtes në Kor...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 126-të kundër ...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një reagim lidhur me zjarre...
Një ngjarje alarmuese është shënuar në qytetin e Korçës, k...
Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi sot se emri i njohur për d...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...
Politikani dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn k...
Policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se është ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Flaming...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka drejtuar gishtin e akuzës...
Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka thyer heshtjen dhe ka re...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në ...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor ...
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arrit...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...