Alarm në OpenAI: largohet një drejtues i sigurisë dhe thotë se 'kultura e kompanisë është prishur'

Alarm në OpenAI: largohet një drejtues i sigurisë dhe thotë se 'kultura e kompanisë është prishur'

14:48, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga lajmet më interesante të botës së AI vjen nga OpenAI.

David Robinson, një drejtues i ekipit të sigurisë së kompanisë, është larguar dhe ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si industria po zhvillon teknologjinë.

Largimi i tij vjen në një periudhë kur brenda kompanive të mëdha të AI po zhvillohet një debat gjithnjë e më i fortë: sa shpejt duhet të zhvillohet inteligjenca artificiale dhe sa kohë duhet t'i kushtohet kontrollit të rreziqeve.

Robinson është një tjetër zë i brendshëm që kërkon më shumë kujdes, ndërsa kompanitë po investojnë shuma kolosale në modelet e reja të AI.

Debati është veçanërisht i rëndësishëm pasi kompanitë po kalojnë nga chatbot-et tradicionale drejt sistemeve që mund të marrin vendime, përdorin mjete dhe kryejnë detyra në mënyrë gjithnjë e më autonome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco