Një nga lajmet më interesante të teknologjisë është vendimi i Donald Trump për të vendosur drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në krye të një task-force të re amerikane për Inteligjencën Artificiale.
Clayton do të drejtojë atë që quhet “Super Intelligence Force”, një strukturë e krijuar për të analizuar rreziqet dhe mundësitë e zhvillimit të AI.
Task-forca ka afat 120 ditë për të hartuar rekomandime mbi mënyrën se si qeveria amerikane duhet të reagojë ndaj zhvillimit të teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale.
Vendimi vjen në një moment kur gara SHBA-Kinë për dominimin e AI po intensifikohet.
Administrata Trump është përballur me një dilemë: nga njëra anë kërkon që SHBA të mbetet lider botëror në AI, ndërsa nga ana tjetër shtohen paralajmërimet për rreziqet e teknologjive shumë të avancuara.
© SYRI.net