Vendi
Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas 26-vjeçarin me biçikletë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën e Volorekës, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç.
Reklamë
Si pasojë e përplasjes, 26-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe do të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




