web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet importi i kafesë në BE/ Gjermania dhe Italia, prodhuesit kryesorë

4 Tetor 2026, 15:11, Ekonomi CNA

Rritet importi i kafesë në BE/ Gjermania dhe Italia, prodhuesit

Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vendet jo-anëtare të BE-së në vitin 2025.

Sipas të dhënave nga Eurostat, shumica e kafesë së importuar në vitin 2025 erdhi nga 2 vende: Brazili me 1,005,200 tonë, ose 34% e totalit të importeve jashtë BE-së dhe Vietnami me 587, 500 tonë ose 20%.

Këto vende u pasuan nga Uganda me 262,400 tonë ose 9%, Kolumbia me 162,900 tonë ose 6% dhe Hondurasi me 136,500 tonë ose 5%.

Ndër vendet e BE-së që raportuan të dhëna, Gjermania prodhoi më së shumti kafe vitin e kaluar me 561, 200 tonë, ose 25% e prodhimit total të BE-së, e ndjekur nga Italia me 514, 200 tonë ose 23%, Spanja me 211,900 tonë ose 10%, Franca me 146, 800 tonë ose 7%, Polonia me 134,800 tonë ose 6%, Suedia me 79, 400 tonë ose 4% dhe Finlanda me 39,000 tonë ose 2%. Këto 7 vende realizuan 77% të prodhimit total të kafesë në BE.





Lajmet e fundit nga