Teherani do të rrisë rrezen efektive të raketave të tij

4 Tetor 2026 | 15:23

Irani planifikon të rrisë rrezen e raketave të tij pas luftës me Shtetet e Bashkuara, pasi forcat amerikane ndodhen në pozicione deri në 1,000 kilometra larg brigjeve iraniane. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, në një intervistë për agjencinë Fars.

“Gjatë kësaj lufte arritëm në përfundimin se duhet patjetër të rrisim rrezen e raketave tona dhe tashmë kemi nisur të ecim në këtë drejtim”, deklaroi Akraminia.

Sipas tij, ushtria iraniane synon gjithashtu përmirësimin e shpejtësisë dhe saktësisë së raketave. Zyrtari iranian tha se sistemet e përdorura gjatë konfliktit, përfshirë raketat e forcave tokësore dhe raketat e lundrimit të lëshuara nga deti, kanë treguar efektivitet, por se Teherani kërkon t’i përshtatë ato me pozicionimin më të largët të forcave amerikane.

Irani disponon një arsenal të gjerë raketash balistike dhe raketash lundrimi, me sisteme që kanë rreze të ndryshme veprimi. Të dhënat e Arms Control Association rendisin sisteme si Fateh-110 me rreth 200–300 kilometra, Zolfaghar me rreth 700 kilometra, Shahab-3 me deri në rreth 1,200 kilometra dhe Sejjil-2 me një rreze të vlerësuar deri në 2,500 kilometra.

Deklarata për zgjerimin e kapaciteteve raketore vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa të dyja palët vijojnë përpjekjet diplomatike përmes ndërmjetësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në jugperëndim të Gjermanisë. Policia konfirmoi se të dy personat që ndodheshin në bord...
15:18 | 04/10/2026

Irani: Jemi të përgatitur si për luftë, ashtu edhe për negociata

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, deklaroi të dielën se Teherani është i përgatitur si për përballje ushtarake, ashtu edhe për negociata me Shtetet...
14:25 | 04/10/2026

Zelensky: Urat kryesore janë vënë në shënjestër, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr...
14:22 | 04/10/2026