​Zjarri në Greshicë, humb jetën 76-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

​Zjarri në Greshicë, humb jetën 76-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

13:41, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak minuta pas mesditës së sotme, duke i marrë jetën një 76-vjeçari.

Sipas burimeve nga fshati Greshicë, zjarri dyshohet se ka nisur teksa 76-vjeçari, me inicialet N. C., po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për shkakun e vdekjes së 76-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco