Zjarr në Zall-Herr, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve
Aktualitet E Diel, 4 Tetor 2026 15:25
Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë së Tiranës.
Sipas informacioneve, pranë zonës së përfshirë nga flakët nuk ka banesa të rrezikuara.
Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren për vendosjen e plotë të situatës nën kontroll.

