AKTUALITET /

Dominojnë shkeljet e shpejtësisë dhe parkimet e gabuara, mbi 1200 gjoba brenda një jave në Shkodër

Gjatë monitorimit të policisë, u arrestua në flagrancë 1 person dhe u proceduan penalisht 5 të tjerë.

Shkruar nga Versus

Dominojnë shkeljet e shpejtësisë dhe parkimet e gabuara, mbi 1200

Shkodër- Policia Rrugore ka arrestuar 1 shofer në flagrancë dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë për shkelje gjatë qarkullimit rrugor. Në total brenda një jave janë vendosur plot 1253 gjoba kryesisht për tejkalim shpejtësie dhe parkim të gabuar. 

Konkretisht:
47 masa për parakalime të gabuara;
317 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
23 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
39 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
6 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
482 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
327 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Versus.al

Poll