Zjarri në Marglliç: Digjen qindra rrënjë ullinj shekullor dhe të tjera mbi 35 vjeçare

15:23, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë betejën me flakët në terrenin e vështirë, ndërsa pritet edhe ndërhyrja nga ajri.

E gjithë zona është përfshirë nga re të dendura tymi, të cilat, të favorizuara edhe nga era, kanë mbuluar edhe qytetin e Patosit.

Flakët kanë djegur qindra rrënjë ullinj shekullorë dhe ullinj mbi 35-vjeçarë, si dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Banorët e fshatit Greshicë tregojnë për situatën e krijuar dhe momentet e vështira gjatë përhapjes së zjarrit.

Mes tyre është edhe një banor që rrëfen se si ka nisur dhe është përhapur zjarri, ndërsa tregon edhe për tragjedinë ku humbi jetën 76-vjeçari, i cili u përpoq të fikte flakët.

Situata vijon të mbetet e rëndë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco