Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Benzi” luksoz përplaset me “Golfin" në aksin Milot-Lezhë, PAMJE nga vendngjarja, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
“Benzi” luksoz përplaset me “Golfin" në aksin
Pamje nga vendngjarja

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Lezhë ku burime për newsbomb.al bëjnë me dije se një makinë luksoze tip “Benz” është përplasur me një “Golf”. Paraprakisht bëhet me dije se nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Referuar videos së mbërritur në redaksinë e newsbomb.al “Benzi” luksoz kostoja e të cilit mund të jetë rreth 100 mijë euro shikohet i dëmtuar në pjesën anësore, në derën e makinës. Po ashtu dhe “Golfi” shikohet i dëmtuar në pjesën e derës. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë. 

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Pritet kur të kemi detaje të reja në vijim kur dhe autoritetet të dalin me njoftim zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese