web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nismë turistike me kanoe dhe kajak në ishullin Shurdhak në Vaun e Dejës

4 Tetor 2026, 15:54, Aktualitet CNA

Nismë turistike me kanoe dhe kajak në ishullin Shurdhak në Vaun e

Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël, ngrihet qetësisht mbi ujë, duke mbajtur mbi vete rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës. Gërmimet arkeologjike të kryera në vitet 1960 zbuluan se, brenda mureve të saj, Sarda kishte të paktën shtatë kisha, pasi shërbente si seli peshkopale deri në shekullin e 15-të.

Ajo që dikur ishte e arritshme vetëm për arkeologët dhe udhëtarët më të vendosur, të cilët shkonin me varkë në grupe të organizuara, tani mund të eksplorohet me kanoe apo kajak, duke lundruar nëpër sipërfaqen e qetë të liqenit. 

Për ata që janë gati për udhëtimin, shpërblimet janë të jashtëzakonshme. Afërsisht 700 deri në 800 metra larg bregut në Mllojë ndodhet ishulli Shurdhah dhe, rreth një kilometër më tej, Shpella e Pëllumbave, një vend i arritshëm vetëm nga uji. 

Nismë turistike me kanoe dhe kajak në ishullin Shurdhak në Vaun e

Nisma për kanoet dhe kaiket filloi si sipërmarrje individuale e një njeriu të vetëm dhe që atëherë është rritur në diçka më të madhe. Tashmë është një bashkëpunim mes udhërrëfyesve vendorë dhe operatorëve kryesorë turistikë të Shqipërisë, të cilët po ndërtojnë itinerare më komplekse rreth kësaj pjese të Luginës së Drinit. Ajo gjithashtu ka ndihmuar për krijimin e një zinxhiri vlerash turistike vendore.

Vizitorët janë që nga grupe të rinjsh, deri te familjet. Ai i pret në breg, u kontrollon jelekët e shpëtimit dhe i udhëzon për gjërat bazë përpara se të nisen. Ndërsa flet, një familje me tre anëtarë i afrohet bregut duke parë ujin që reflekton qiellin e vjeshtës./europa.eu 





Lajmet e fundit nga