
Elbasan- Një zjarr i madh ka shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektarë pyje në zonën e Çaushit në Gjinar. Flakët janë riaktivizuar dhe shuarja e zjarrit mbetet tejet e vështirë për shkak të terrenit malor.
Ndërkohë që në një nivel prej 1400 metrash lartësi, zjarrfikësit dhe punonjës të emergjencave civile po luftojnë me flakët, në ndihmë ju kanë ardhur edhe disa banorë të zonës të cilët janë ngjitur në mal për të kontribuar sadopak në shuarjen e flakëve.
Zjarri deri më tani raportohet se është afruar deri në 500 metra pranë bizneseve dhe banesave të zonës. Versus.al

