LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke shuar flakët, digjen 10 hektarë pyje dhe qindra ullinj

• Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, pasi ditën e sotme janë shënuar disa vatra të reja, të cilat kanë sjellë problematika të theksuara. • Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi po përpiqej të shuante zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës. • Sipas informacioneve paraprake, zjarri nisi në momentin kur 70-vjeçari po digjte mbeturinat, ndërsa më pas mori përmasa më të mëdha. • Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan. • Flakët janë riaktivizuar kanë avancuar drejt Pashtreshit, duke përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore. • Nga ana tjetër, vatra e zjarrit në Malin e Bukanikut vijon të mbetet aktive prej disa ditësh. • Situata e zjarrit mbetet kritike ndërsa po vijojnë përpjekjet për vënien e tij nën kontroll. • Forcat e shërbimit zjarrfikëse janë angazhuar në terren prej ditësh dhe po punojnë së bashku me Forcat e Armatosura për shuarjen e zjarrit, ndërsa ka ndërhyrje edhe nga ajri. • Zjarri ka rënë edhe në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale. • Pas kësaj në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës. • Si pasojë e këtij zjarri janë djegur qindra rrënjë ullinj shekullor, ndërsa disa të tjera janë mbi 35 vjeçare.

4 artikuj për këtë temë.

31 MINUTA ME PARE

Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor

Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke
Pamje

FIER- Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale. Pas kësaj në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës.

Nga ana tjetër pritet një ndërhyrje edhe nga ajëri. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur qindra rrënjë ullinj shekullor, ndërsa disa të tjera janë mbi 35 vjeçare.

Zona është përfshirë nga re të dendura tymi dhe ka mbuluar edhe qytetin e Patosit.  Situata vijon të mbetet e rëndë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke
pamje nga zjarri

FIER-Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi po përpiqej të shuante zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri nisi në momentin kur 70-vjeçari po digjte mbeturinat, ndërsa më pas mori përmasa më të mëdha.

Era ka favorizuar përhapjen e flakëve mëtej ku ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj. Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, 70-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke
pamje nga zjarri

ELBASAN- Vatra e zjarrit në Malin e Bukanikut vijon të mbetet aktive prej disa ditësh. Sipas informacioneve paraprake, situata e zjarrit mbetet kritike ndërsa po vijojnë përpjekjet për vënien e tij nën kontroll. Forcat e shërbimit zjarrfikëse janë angazhuar në terren prej ditësh dhe po punojnë së bashku me Forcat e Armatosura për shuarjen e zjarrit, ndërsa ka ndërhyrje edhe nga ajri. 

Era e fortë dhe terreni i vështirë për tu aksesuar, e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen me mjete dhe kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Deri më tani nuk ka rrezik për banesat apo bizneset, ndërsa të gjitha strukturat janë të angazhuara në terren dhe po punojnë për izolimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarrit./Dosja.al

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit, digjen 10 hektarë tokë

Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke
pamje

ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan. Flakët janë riaktivizuar dhe po avancojnë drejt Pashtreshit, duke përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është aktivizuar në një terren malor mbi 1400 metra lartësi, ndërsa tymi i dendur është përhapur në zonën përreth. Dyshohet se vatra e parë është shkaktuar nga rrufeja gjatë ditëve të fundit, ndërsa situata është rënduar gjatë orëve të natës, kur flakët kanë kaluar në anën tjetër të malit dhe kanë prekur edhe masivin pyjor të Pashtreshit.

Në terren janë krijuar disa vatra aktive, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e pemëve është dëmtuar nga zjarri. Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve. Mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen në disa prej vatrave, ndaj ekipet po ndërhyjnë në këmbë dhe me mjete të përshtatura për terren malor. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Elbasan, shërbimeve publike, banorët e zonës dhe efektivë të ushtrisë.

Ekipet po punojnë për izolimin e vatrave, dhe ndalimin e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të pyllit. Pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, zjarri ende nuk është izoluar plotësisht. Për shkak të përmasave të tij dhe terrenit ku ndodhen vatrat ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri. Operacioni do të vijojë deri në shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa forcat në terren po monitorojnë veçanërisht zonat ku ekziston rreziku i riaktivizimit të flakëve./Dosja.al

Sondazh

Poll

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...