MAGAZINË /

“Nuk e meritoje fitoren e Topit të Artë”, kritika të forta ndaj Dembeles pas ndeshjes me Italinë

Shkruar nga Versus

“Nuk e meritoje fitoren e Topit të Artë”, kritika të

Ousmane Dembele ka startuar në dy nga tri ndeshjet e Francës gjatë këtij grumbullimi, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Kritikat më të mëdha erdhën pas ndeshjes së fundit, me median “L'Equipe”, Dave Appadoo, që vuri në pikëpyetje diferencën mes Dembeles me PSG-në dhe atij që shihet te Franca.

“Mirëmbrëma, Ousmane, kam disa fjalë për ty. Je fituesi i Topit të Artë, por ishte një Top i Artë parisien. Ekziston një dallim shumë i madh mes asaj që prodhon me Parisin dhe asaj që vazhdon të mos e tregosh me Kombëtaren franceze”.

“Duket se nuk po arrin ta marrësh kontrollin e kësaj skuadre. Rrethanat ishin perfekte, sidomos në mungesë të Kylianit, ndërsa Zidane të vendosi në pozicionin më të mirë të mundshëm, në sulm”.

“Po rikthehesh te disa nga zakonet e tua të vjetra, me gabime teknike dhe vështirësi për t'i dërguar goditjet në kuadrat. Tani presim të shohim se çfarë do të bësh më tej. Është në dorën tënde, Ousmane”, deklaroi Appadoo.

Poll