Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona

    Nga shuma të vogla deri tek ato të mëdha/ Denoncime për para të zhdukura nga llogaritë e Raiffeisen, qytetarët kërkojnë shpjegime

    Grabiste hotele dhe lokale dhe largohej me biçikletë, arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona
    Botë

    Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona

    October 4, 2026

    Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël pranë qytetit Gundelsheim, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë.

    Policia gjermane konfirmoi se të dy personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën në aksident. Pas rrëzimit, avioni ka marrë flakë, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, avioni po afrohej për t’u ulur në një pistë pranë Gundelsheim, por për arsye ende të paqarta ka tentuar të rikthehej në fluturim.

    Gjatë kësaj manovre, avioni është përplasur fillimisht me një gardh dhe më pas me një pemë, përpara se të rrëzohej në një vresht.

    Përplasja dhe zjarri e kanë dëmtuar rëndë avionin, ndërsa shenjat e regjistrimit janë djegur plotësisht. Për këtë arsye, identiteti i dy viktimave nuk është bërë ende i ditur.

    Në vendngjarje kanë mbërritur edhe hetuesit e sigurisë ajrore, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

    Autoritetet gjermane vijojnë hetimet, ndërsa identiteti i viktimave pritet të bëhet publik pas përfundimit të procedurave të identifikimit.

    #Gjermani #AksidentAjror #Avion #Gundelsheim #BadenWürttemberg #Tragjedi

    avioni gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona

    October 4, 2026

    Nga shuma të vogla deri tek ato të mëdha/ Denoncime për para të zhdukura nga llogaritë e Raiffeisen, qytetarët kërkojnë shpjegime

    October 4, 2026

    Grabiste hotele dhe lokale dhe largohej me biçikletë, arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë

    October 4, 2026

    Po përpiqej të shuante flakët që ndezi vetë, humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër

    October 4, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.