
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet me kushëririn e saj 8 vjeçar i cili i thotë se shpreson që së shpejti këngëtarja të ketë një burrë dhe të bëjë fëmijë.
‘’Çfarë ke thënë ti?’’- e pyet këngëtarja kushëririn i cili thotë se shpreson që të gjejnë një burrë për Bebe Rexhën. Pasi kjo e fundit e pyet nëse i dukej e vjetër, vogëlushi i thotë se do të dëshironte që ajo të kishte fëmijë.
Momenti ka tërhequr vëmendje, duke treguar edhe një herë lidhjen e këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Bebe Rexha është rritur në një familje shqiptare në New York dhe ndër vite ka folur shpesh me krenari për origjinën e saj shqiptare dhe lidhjen me kulturën e vendit. Versus.al

