• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret përfshijnë vendin/ Një i vdekur, dhjetëra hektarë pyje e qindra ullinj nën flakë

17:05 : 04/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike, me disa vatra aktive të shënuara gjatë ditës në zona të ndryshme.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe ullishte, ndërsa një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Greshicë të Fierit, teksa po përpiqej të shuante zjarrin.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se nisi në momentin kur i moshuari po digjte mbeturina, ndërsa më pas, i favorizuar edhe nga era, flakët u përhapën me shpejtësi në sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Zjarri në Greshicë të Fierit

Gjatë përpjekjeve për të neutralizuar zjarrin, 70-vjeçari ka humbur jetën. Autoritetet vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e vdekjes.

Një tjetër vatër e fuqishme është regjistruar në Marglliç të Fierit, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa janë djegur qindra rrënjë ullinj shekullorë dhe pemë të tjera mbi 35 vjeçare.

Lexo edhe:

Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor

Humb jetën 76-vjeçari teksa tentonte të shuante zjarrin në Mallakastër

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Në zonë është krijuar një re e dendur tymi, e cila ka mbuluar edhe qytetin e Patosit. Për shuarjen e zjarrit pritet të ketë ndërhyrje edhe nga ajri.

Në qarkun e Elbasanit, një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar.

Flakët janë riaktivizuar dhe kanë avancuar në drejtim të Pashtreshit, duke përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas informacioneve paraprake, vatra ndodhet në një terren malor mbi 1400 metra lartësi.

Dyshohet se zjarri i parë është shkaktuar nga rrufeja gjatë ditëve të fundit, ndërsa situata është përkeqësuar gjatë natës, kur flakët kanë kaluar në anën tjetër të malit dhe kanë prekur edhe masivin pyjor të Pashtreshit.

Zjarret ne Gjinar

Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve e kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen. Në disa prej vatrave mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen, ndaj ekipet janë detyruar të ndërhyjnë në këmbë dhe me mjete të përshtatura për terren malor.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Elbasan, shërbimet publike, banorë të zonës dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe vështirësisë së terrenit, në operacion ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë, prej disa ditësh vijon aktive edhe vatra e zjarrit në Malin e Bukanikut. Situata mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë për t’u aksesuar.

Forcat zjarrfikëse po punojnë në terren në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga ajri.

Pavarësisht situatës së vështirë, deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset në zonë. Ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave, vënien e tyre nën kontroll dhe parandalimin e riaktivizimit të flakëve.

Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e të gjitha zonave të prekura, ndërsa ndërhyrjet në terren do të vazhdojnë deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave.

Era dhe temperaturat e larta mbeten faktorë që favorizojnë përhapjen e zjarreve, duke e bërë situatën të ndërlikuar për ekipet që po punojnë për neutralizimin e tyre.

Etiketa: elbasanFierGjinarMarglliçzjarrzona e caushit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor

16:35 : 04/10/2026
AKTUALITET

Humb jetën 76-vjeçari teksa tentonte të shuante zjarrin në Mallakastër

14:19 : 04/10/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet 60-vjeçari në Fier

13:14 : 04/10/2026
AKTUALITET

Zjarr në kabinën elektrike në Fier, pallati dhe zona përreth mbeten pa energji

12:49 : 04/10/2026
AKTUALITET

Vijon prej disa ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

11:36 : 04/10/2026
AKTUALITET

Zjarri në Peqin lë pas 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkrumbuar

18:43 : 03/10/2026

TË GJITHA

Zjarret përfshijnë vendin/ Një i vdekur, dhjetëra hektarë pyje e qindra ullinj nën flakë

17:05 : 04/10/2026

Dy persona humbin jetën pasi një avion rrëzohet në Gjermani

16:59 : 04/10/2026

Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas çiklistin

16:48 : 04/10/2026

Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor

16:35 : 04/10/2026

LVV kërkon nesër seancë plenare, në rend dite shqyrtimi i ligjit për Specialen

16:19 : 04/10/2026

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident (Emrat)

16:08 : 04/10/2026

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

15:45 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com