E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident i rëndë në Greqi, dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë që ishin edhe miq të ngushtë.

Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç.

Reklamë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur fuqishëm me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Arditi ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, Marigleni është transportuar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.