“Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet

4 Tetor 2026 | 17:26

Kryeministri Edi Rama këtë të diele ka deklaruar se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, të cilën e cilësoi epokë të re transparence, janë regjistruar mbi 127 mijë kërkime.

Rama përmes një postimi në “Facebook”  shkruan se në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos” ka regjistruar 3,397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime totale në platformë dhe 49 pyetje të reja.

Sipas tij “Flamingo Mirror” ka pasur edhe 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat sipas Ramës janë zmbrapsur pa asnjë dëm.

“Ky është vetëm fillimi i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit antishtet të kanaleve sociale”, shkruan Rama.

Platforma “Flamingo Mirror” do të jetë dritarja publike online ku qytetarët mund të gjejnë dokumente, të dhëna, referenca ligjore, statusin e proceseve dhe informacione të detajuara për çështje e projekte me interes publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta

Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
17:12 | 04/10/2026

Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të diele përmes një videoje të shkurtër në mediat e tij sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste...
17:03 | 04/10/2026

Të rinjtë shqiptar nga Mokra humbin jetën në Greqi pas një aksidenti fatal

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku humbën...
15:42 | 04/10/2026