74-vjeçari nga Fieri, i dashuruar me detin e Vlorës: Vij të harroj gjithçka

4 Tetor 2026 | 17:38

Në moshën 74-vjeçare, Pandeli Mone vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me detin. Banor i Fierit, por i dashuruar prej vitesh me Vlorën, çdo fundjavë merr rrugën drejt bregdetit, ku e pret pasioni i tij i vjetër, peshkimi. Pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, Pandi kalon orë të tëra me grepat në dorë, ndërsa detin e konsideron një burim qetësie dhe shëndeti.

“Kam 45 vite që peshkoj. Kam filluar që në Lezhë dhe më pas rashë në dashuri me Vlorën. Ky vend për mua është një shlodhje. Sa të lë lokalet, vij këtu, shplodhem. S’ka gjë më të bukur se deti”,tha ai.

Pandi thotë se vitet kanë ndryshuar edhe detin. Peshqit, sipas tij, nuk janë më si dikur, por kjo nuk ia ka zbehur pasionin. Ka një arsenal të tërë grepash dhe vazhdon të dalë për peshkim sa herë ka mundësi.

“Kam arsenal grepash, por ç’të bëj, se nuk ka peshk më si përpara. Lavraku dhe koçja më pëlqejnë më shumë. Kam kapur lavrak deri në 2.5 kilogramë, koçe më pak”, tregon ai.

Deti për Pandin nuk është vetëm peshkim. Ai thotë se prej detit merr edhe shëndetin, pasi gjatë gjithë verës bën plazh në Vlorë.

Pas dekadash të kaluara pranë detit, 74-vjeçari ka edhe një këshillë për të rinjtë.

“Mos u merrni me drogë e telefon. Dilni në det, peshkoni”.

Për Pandin, deti është më shumë se një pasion. Është një mënyrë për t’u shkëputur nga përditshmëria, për t’u shlodhur dhe për të kaluar kohën me njerëzit e tij të dashur. Dhe dashuria për detin, thotë ai, nuk mbaron kurrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet

Kryeministri Edi Rama këtë të diele ka deklaruar se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, të cilën e cilësoi epokë të re...
17:26 | 04/10/2026

Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta

Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
17:12 | 04/10/2026

Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të diele përmes një videoje të shkurtër në mediat e tij sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste...
17:03 | 04/10/2026