web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali rikthen interesin, Juventusi kërkon 100 milionë euro. Ndiqet nga Arsenal dhe Bayern Munich

4 Tetor 2026, 17:24, Sport CNA

Reali rikthen interesin, Juventusi kërkon 100 milionë euro. Ndiqet nga

Real Madridi ka rikthyer interesimin për Kenan Yildiz, ndërsa Juventusi e vlerëson talentin turk të paktën 100 milionë euro.

Sulmuesi 21-vjeçar është rikthyer në listën e objektivave të klubit madrilen për merkaton e verës së vitit 2027. Interesimi për Yildizin nuk është i ri, pasi Real Madridi kishte kërkuar informacione për të edhe në vitin 2025, kur trajner ishte Xabi Alonso.

Tani emri i tij është rikthyer në planet e klubit me Jose Mourinhon në krye të skuadrës, por aktualisht nuk ka ofertë zyrtare apo negociata të hapura me Juventusin.

Yildiz rinovoi kontratën më 7 shkurt dhe është i lidhur me Juventusin deri më 30 qershor 2030, ndërsa sezonin e kaluar regjistroi 45 paraqitje, 11 gola dhe 10 asistime.

Arsenali dhe Bayern Munich gjithashtu po monitorojnë situatën e futbollistit, i cili aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në dhjetor.





Lajmet e fundit nga