web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre tërmete të forta godasin Turqinë

4 Tetor 2026, 17:32, Kosova & Bota CNA

Tre tërmete të forta godasin Turqinë

Tre tërmete goditën krahinat jugore turke të Adanasë dhe Osmanyies gjatë pasdites së sotme.

Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti i parë ndodhi në rajonin Saybeyli të Adanas dhe kishte një magnitudë prej 4.8 ballësh dhe një thellësi fokale prej 7.99 kilometrash.

Më pas, në Adana u regjistrua një tërmet i dytë, me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 8.67 kilometrash.

Disa minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 5.2 ndodhi në Osmaniyen fqinje, me qendër në zonën e Subas.

Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çiftçi, deklaroi se ekipet e emergjencave dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vendngjarje në të dy provincat./CNA 





Lajmet e fundit nga