Rajoni

Panik në Athinë, autoritetet në ‘alert’ pas njoftimit për bombë në Parlament!

Alarm për bombë në Parlamentin grek pasditen e sotme. Një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit dhe paralajmëroi për vendosjen e një bombe në godinë.

Sipas informacioneve të para, telefonuesi, një burrë,  paralajmëroi se do të ndodhte një shpërthim. Ai, megjithatë, nuk dha një orar të përcaktuar apo afat kohor për shpërthimin.

Menjëherë pas telefonatës, në godinën e Parlamentit u mobilizuan autoritetet dhe nisën kontrollet nga njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe kontrollin e ambienteve.

Sipas raportimeve, deri në këto momente nuk janë mbyllur rrugët përreth Parlamentit. Gjithashtu, nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë objekti të dyshimtë.

Policia po heton nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë, ndërsa kontrollet në godinë vijojnë.

LEXO EDHE: Tragjedi në Greqi/ Dy të rinj shqiptarë përplasen me motomjete dhe humbin jetën, ishin miq!

Ngjarja ka shkaktuar mobilizim të autoriteteve greke, ndërsa pritet që pas përfundimit të kontrolleve të ketë më shumë informacion mbi situatën.

LEXO EDHE: Greqia goditet nga mbi 22 mijë rrufe në 24 orë/Humb jetën turistja gjermane!