Studimi: Mënyra si flasim mund të tregojë sa shpejt po plaket truri

4 Tetor 2026 | 17:45

Mënyra se si ne flasim, mund të na tregojë se sa shpejt po plakemi. Disa studiues kanë hedhur hipotezën se zëri dhe mënyra e të folurit mund të japin të dhëna të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Ata kanë përdorur një sistem të quajtur “ora e të folurit”, i cili analizon mënyrën se si flet një person dhe llogarit një moshë të përafërt të të folurit. Kjo më pas krahasohet me moshën reale të individit.

Në studim u analizuan regjistrime të afro 3 mijë të rriturve në Amerikën Latine. Inteligjenca artificiale shqyrtoi ritmin e të folurit, pauzat, tonin e zërit, fjalorin dhe mënyrën se si njerëzit shprehnin idetë.

Rezultatet treguan se  personat, të cilëve të folurit u dukej më i vjetër se mosha reale, kishin më shumë shenja të plakjes së trurit dhe rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, përqendrimit dhe zgjidhjes së problemeve.

Një lidhje u gjet edhe me një proteinë në gjak që lidhet me Alzheimerin.

Megjithatë, studiuesit thonë se “ora e të folurit” nuk është ende një test diagnostik për demencën. Ajo shihet si një mënyrë e re, e lirë dhe jo-invazive për të studiuar plakjen dhe shëndetin e trurit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

74-vjeçari nga Fieri, i dashuruar me detin e Vlorës: Vij të harroj gjithçka

Në moshën 74-vjeçare, Pandeli Mone vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me detin. Banor i Fierit, por i dashuruar prej vitesh me Vlorën, çdo fundjavë...
17:38 | 04/10/2026

“Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet

Kryeministri Edi Rama këtë të diele ka deklaruar se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, të cilën e cilësoi epokë të re...
17:26 | 04/10/2026

Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta

Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
17:12 | 04/10/2026